“Rama flet për Kosovën si atlantist”, Endri Xhafo: Kryeministri e ka kthyer situatën në shërbim të vetes

Aktuale

“Rama flet për Kosovën si atlantist”, Endri Xhafo: Kryeministri e ka kthyer situatën në shërbim të vetes

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 17:29
Gazetari Endri Xhafo

Gazetari Endri Xhafo, i ftuar në studion e News24 është shprehur lidhur me votimin e Rezolutës për Kosovën, se kryeministri Rama s’mund të mungonte në votimin e kësaj të fundit në Parlament.

Ai shtoi se kryeministri flet për Kosovën si “atlantist” dhe se ai kërkon të jetë një faktor rajonal, për shkak edhe të angazhimeve të fundit të Shqipërisë ndërkombëtarisht.

Sipas tij Rama e ka kthyer situatën në shërbim të vetes dhe është një mënyrë për të treguar që ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Kryeministri flet si atlantist në lidhje me Kosovën. Ditmir Bushati tha se nuk mund të sillemi në këtë mënyrë sepse jemi shqiptarë. Rama këtë e bën sepse ka qëlluar edhe kalendari ku Shqipëria ka qenë e përfshirë në OKB, etj ndaj ai kërkon që të jetë faktor rajonal.

Rama do të pozicionohet si faktor rajonal, sidomos kur rasti McGonigal mbetet. Ai u thotë amerikanëve se është njeriu i tyre në rajon. Ai e ka kthyer këtë në shërbim të vetes dhe është një mënyrë për të treguar që ka mbështetjen e ndërkombëtarëve”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat