“Shpërthen” Adem Salihaj ndaj Edi Ramës: Historia nuk njeh antishqiptar më të madh, shumëfish i shitur te armiqtë e kombit

Aktuale

“Shpërthen” Adem Salihaj ndaj Edi Ramës: Historia nuk njeh antishqiptar më të madh, shumëfish i shitur te armiqtë e kombit

Nga: N. Sh. Më: 12 tetor 2023 Në ora: 17:34
Adem Salihaj

Ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Salihaj përmes një postimi në Facebook, e quan kryeministrin Rama antishqiptar, por që ka fuqi të madhe politike dhe shumëfish i shitur të armiqtë më të mëdhenj të kombit shqiptar.

Ish-deputeti thotë se rreziku është më i madh nga Rama se nga armiqtë tanë.

Ai thekson se, fjalimi i Ramës sot në Kuvendin e Shqipërisë, ishte i mbushur me mllef ndaj Qeverisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Kombi shqiptar asnjëherë në historinë e tij nuk ka pasur një  antishqiptar me fuqi kaq të madhe politike, si Edi Rama, një njeri shumëfish i shitur te armiqtë më të mëdhenj të kombit, që po i bën dëm të pariparueshëm gjithë kombit tonë, e veçanërisht Kosovës.

Rreziku nga ai është më i madh se nga armiqtë tanë dhe nuk do të largohet deri sa ky njeri të ketë kaqë shumë pushtet dhe kaqë shumë mundësi për t'i bërë dëm kombit.

Pjesa më e madhe e fjalimit të tij sot, në Kuvendin e Shqipërisë, ishte e mbushur me mllef ndaj Qeverisë së Kosovës dhe vetë Kosovës, duke e përmendur vetëm kalimthi Serbinë dhe duke mos e fajësuar asnjëherë drejtpërdrejt as atë, e as Vuçiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat