“Nervozohet” Gashi: Tërnava, Thaçi, Rambo, e Limaj me aftësi hyjnore, arritën me rrogat e tyre të bëjnë pasuri të pabesueshme, turp për tjerët!

Aktuale

“Nervozohet” Gashi: Tërnava, Thaçi, Rambo, e Limaj me aftësi hyjnore, arritën me rrogat e tyre të bëjnë pasuri të pabesueshme, turp për tjerët!

Nga: N.E Më: 13 tetor 2023 Në ora: 11:56
Analisti Lirim Gashi

Analisti Lirim Gashi, ka kritikuar ish- deputetët, hoxhallarët dhe priftërinj dhe mënyrën sesi janë pasuruar ata.

Gashi përmes një shkrimi dërguar redaksisë thotë se “Njerëzit që e kthejnë patriotizmin e tyre në pesë pallate dhe katër vila të mëdha private luksoze, në pesë fabrika private, në disa qindra hektarë tokë private, në disa spitale, shkolla dhe mejtepe private dhe që mbarojnë disa kolegje pa përfunduar shkollën fillore, janë magjistarë, sepse Zoti ua dha atyre aftësinë hyjnore për të krijuar një pasuri të tillë të pabesueshme me një rrogë të pshurrtë të një hoxhe, prifti ose deputeti të Kuvendit”.

Ai ka ironizuar deputetë, hoxhallarë dhe priftërinj tjerë që gjithë rrogat e tyre të mëdha, nuk arritën t'i blejnë vetes të paktën një apartament prej 100 metrash katrorë.

Gashi përmend Naim Ternavën, Hashim Thaçin, Rambo Gjoka, Fatmir Limaj, ku sipas tij, grupi i tyre i ndarë në pesë brigada proletare që e duan barazinë dhe drejtësinë e qytetarëve para ligjit dhe Zotit si bebëzat e syve të tyre të bukur, janë sinonim i aftësisë së jashtëzakonshme magjike për t'i kthyer fjalët dhe veprat patriotike në pallate, fabrika, xhami, jahte, shkolla, mejtepe, universitete, spitale, salla, rrugë dhe ndërtesa private, e madje edhe në qytete dhe fshatra private.

Shkrimi i plotë:

NE KISHIM NJËZET VJET RRESHT MAGJISTARË POLITIKË DHE FETARË NË PUSHTET

Autor : Lirim Gashi

Njerëzit që e kthejnë patriotizmin e tyre në pesë pallate dhe katër vila të mëdha private luksoze, në pesë fabrika private, në disa qindra hektarë tokë private, në disa spitale, shkolla dhe mejtepe private dhe që mbarojnë disa kolegje pa përfunduar shkollën fillore, janë magjistarë, sepse Zoti ua dha atyre aftësinë hyjnore për të krijuar një pasuri të tillë të pabesueshme me një rrogë të pshurrtë të një hoxhe, prifti ose deputeti të Kuvendit.

Unë i admiroj ata për këtë aftësi të rrallë.

Turp për të gjithë ata deputetë, hoxhallarë dhe priftërinj që me gjithë rrogat e tyre të mëdha, nuk arritën t'i blejnë vetes të paktën një apartament të pshurrt privat prej 100 metrash katrorë.

Naim Ternava, Hashim Thaçi, Rambo Gjoka, Fatmir Limaj dhe grupi i tyre i ndarë në pesë brigada proletare që e duan barazinë dhe drejtësinë e qytetarëve para ligjit dhe Zotit si bebëzat e syve të tyre të bukur, janë sinonim i aftësisë së jashtëzakonshme magjike për t'i kthyer fjalët dhe veprat patriotike në pallate, fabrika, xhami, jahte, shkolla, mejtepe, universitete, spitale, salla, rrugë dhe ndërtesa private, e madje edhe në qytete dhe fshatra private.

Turp për të gjithë qytetarët që jetojnë në varfëri pranë mjeshtrave të tillë të aftësive magjike, sepse nuk arritën të mësojnë prej tyre se si t'i kthejnë fjalët dhe veprat patriotike në pasuri të madhe private.

Koment:

Dhe teksa po e mbaja këtë fjalim para njëqind budallenjve të tillë që nuk dinë t'i kthejnë fjalët dhe veprat e tyre patriotike në pasuri të madhe private, një nga ata budallenj më pyeti:

A nuk kanë hapur kurse për magjistarë, që të regjistroheshin menjëherë?

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, një budalla tjetër ma bëri një pyetje edhe më budallaqe?

A janë të gjitha këto krime që ndodhën dhe që nuk u zbuluan kurrë, fatkeqësi natyrore, të cilat u atribuohen këtyre magjistarëve të gjorë, vetëm pse Zoti ua dha këtë aftësi kaq të madhe?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat