Rrugë të boshatisura dhe qiej të mbuluar me avionë, ky është raportimi i gazetarit shqiptar zona e luftës në Izrael

Aktuale

Rrugë të boshatisura dhe qiej të mbuluar me avionë, ky është raportimi i gazetarit shqiptar zona e luftës në Izrael

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:04
Julian Kasapi

Mund të ketë një ndërhyrje këmbësorie, pas urdhrit të ushtrisë izraelite për zhvendosjen e 1.1 milion banorëve nga Veriu i Gazës në drejtim të jugut.

Këtë raportoi gazetari i A2 CNN Julian Kasapi i cili prej dy ditësh ndjek zhvillimet nga fronti i luftës në Izrael.

Aktualisht ai është pozicionuar në zonën lindore të Izraelit ku palestinezët janë mbledhur në ditën e faljes.

“Ka prezencë të shtuar të forcave të sigurisë, pati zhvendosje të besimtarëve në drejtim tjetër. Këtu janë pozcionuar të gjitha mediat ndërkombëtare. Përgjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, forcat ushtarake kërkuan që shumica e civilëve të largohen. Hamasi reagoi duke thënë se “qytetarët palestinezë nuk do të largohen nga vendi i tyre. Në të shkuarën ka ndodhur çrrënjosje e popullit palestinez dhe e njëjta gjë po ndodh edhe tani. Kjo është çrrënjosje, por ata do të vijojnë të qëndrojë. E gjithë kjo është për të hequr popullin e Palestinës dhe për ta dërguar në Egjipt”, raportoi gazetari Julian Kasapi.

Sipas tij, dje pati trajnime të ushtrisë izraelite dhe do të shohim nëse do të letë ndërhyrje nga toka, ndërsa lufta ndjehet me rrugët e boshatisura dhe qiejt  e mbushur me avionë.

“Jeta në Izrael vazhdon, por ka mobilizim të qytetarëve. Dje ishim 4 km pranë Rripit të Gazës në një zonë ushtarake. Mjaft civile kanë shkuar atje në mbështetje të ushtrisë izraelite. Situata ndjehet,  lufta ndjehet. Rrugët janë krejtësisht të boshatisura, qiejt të mbuluar me avionë të ushtrisë izraelite, zonat janë të ndara në kategori  A, B dhe C ne jemi në kategorinë B ku ka mjaft qytetarë palestinezë ka edhe kategori C që është më në lindje të Jerusalemit që është një zonë me popullsi palestineze. Dje ka pasur të shtëna me armë ku u plagosën dy oficerë të sigurisë izraelite. Shumica e palestinezë që hyjnë në Jerusalem, hyjnë lirshëm por me kontrolle të shumta. Janë qytetarë të thjeshtë që vijojnë ditën e tyre. Si çdo të premte ata vijnë dhe falen por duhet të përballen me këtë numër të lartë të forcave izraelite dhe kontrolle të shumta”.

Ai tha se Hamas ka deklaruar se bombardimet e izraelitëve kanë shkaktuar vdekjen e 500 prej tyre, një lajm që mbetet për t’u konfirmuar.

“Në Tel Aviv sirenat nuk janë dëgjuar nuk ka patur goditje me raketa. Kur flitet për pengjet, rezistenca palestineze Hamas, ka deklaruar se bombardimet e izraelitëve kanë shkaktuar vdekjen e 500 prej tyre. Kjo mbetet për t’u konfirmuar por nëpërmjet bombardimeve nuk po arrihet asgjë po po vrasin më shumë civilë, ndaj duhet ndërhyrje në rrugë tokësore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat