Lirohet Hysni Gucati? Deklarohen nga Gjykata Speciale

Aktuale

Lirohet Hysni Gucati? Deklarohen nga Gjykata Speciale

Nga: M.Lakna Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:56 Përditësuar në ora: 15:26 më 13.10.2023
Hysni Gucati

Nga Specialja nuk pohojnë as mohojnë rreth lirimit të Gucatit

Nga: M.Lakna

Sot, mediat në Kosovë raportuan se Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë liruar nga burgu, Hysni Gucatin, ish kryetar i OVL e UÇK-së.

Madje, këtë lajm e ka konfirmuar vet ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.

Gazeta “Bota sot” ka pyetur institucionin e Dhomave të Specializuara në lidhje me këto raportime.

Nga ky institucion nuk kanë pohuar e as mohuar lirimin e z. Gucati.

“Nëse dhe kur të nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të DHSK-së”, thuhet në përgjigjen e DHSK-së për gazetën “Bota sot”.

Nga ana tjetër, sipas z. Faton Klinaku, pas dy tre muajve pritet të merret një vendim i njëjtë edhe për Nasim Haradinaj që së bashku me Hysni Gucatin ishin dënuar me nga nga 4 vjet e gjysmë burgim.

“Pas dy a tri muajve pritet të merret një vendim edhe për Nasim Haradinaj”, ka thënë shkurt Klinaku.

-----------------------

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, duke mos dhënë detaje më shumë, për klank.

Kujtojmë se Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë me seli në Hagë, kishte shpallur fajtorë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj duke i dënuar  ata me nga 4 vjet e gjysmë burgim.

Gucati e Haradinaj, ndaj të cilëve u shqiptua për herë të parë një vendim që nga funksionimi i Gjykatës Speciale, u dënuan për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale të cilat ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë në vitin 2020.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat