Sulmi terrorist në veri po shkakton pasoja të mëdha në ekonomi

Aktuale

Sulmi terrorist në veri po shkakton pasoja të mëdha në ekonomi

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar ekonomia karshi imazhit të vendit, ku si rrjedhoi e krizave të njëpasnjëshme në vend e së fundit edhe si pasojë e sulmit terrorist në veri, Kosova po paraqitet në media të huaja si vend në të cilin potencialisht mund të ketë luftë.

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve ka treguar se në bazë të një hulumtimi të tyre humbjet ekonomike pas sulmeve terroriste janë të mëdha dhe se pasoja mund të ketë edhe në vitet në vazhdim.

Sipas Shahinit jo vetëm sulmi terrorist në veri por edhe papjekuria e institucioneve vendore duke folur në vazhdimësi për luftë të mundëshme në vend kanë shkaktuar pasiguri dhe hezim të madh të investitorëve për të investuar në vend.

Sulmi në veri ka shkaktuar probleme të mëdha në ekonomi, vetëm për një javë konsumi i brendshëm ka ra për 4%, aktvitetet ekonomike ka rënë për 10%, vizitatë turistike kryesisht të bashkëatdhetarëve kanë rënë për 50%, interesimi për investime të huaja ka qenë ZERO.Gjatë javës së parë pas sulmit të gjitha kompanitë ndërtuese kanë pasur probleme të mëdha me shitje dhe me mbledhje të borgjeve. Poashtu qarkullimi i gjithëmbarshëm ekonomik ka rënë në 20 milion dhe kjo është gjendje tmerrsisht e rëndë” ka thënë Shahini.

Kreu i AKB-së ka thënë se edhe përkundër gjendjes së krijuar ekonimike nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria.

Në anën tjetër, profesori Bashkim Mustafa ka deklaruar se kur i sheh titujt në media e huaja për gjendjen në Kosovë krijohet një pasiguri e madhe ekonomike por edhe një frikë tek gjithë qytetarët.

Pasiguria e krijuar në vend sipas profesor Mustafës ka shkaktuar edhe ngecje në investime të huaja ku vendi ynë pozicionohet shumë keq karshi vendeve të rajonit përfshi edhe Serbinë.

“Kur shef shifrat e investimeve të huaja direkte që mbrrijnë përafërsisht 700 milion euro të jep me kuptu se sa larg dhe sa e paqëndrueshme është situata politike ekonomike në vendin tonë.Edhe Mali i Zi që ka numër më të vogël të banorëve sesa Kosova ka dyfishin e investimeve strategjike dhe kjo mund të jetë edhe për shkak të sigurisë në këtë vend pas antarësimit të NATO. Në anën tjetër nga totali i investimeve të huaja direkte mbi 67% e tyre janë investime në patundshmëri”, ka thënë Mustafa.

Investimet e huaja direkte kryesisht janë nga diaspora jonë ndërsa në vendet e rajonit investimet e huaja janë kryesisht nga investitorët e huaj dhe të cilët kanë impakt të madh në ekonominë e vendeve të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat