“Kallashnikovë, eksploziv”, Policia bastis shtatë lokacione në veri, tregon çfarë konfiskoi

Aktuale

“Kallashnikovë, eksploziv”, Policia bastis shtatë lokacione në veri, tregon çfarë konfiskoi

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 10:48 Përditësuar në ora: 15:31 më 14.10.2023
Paje nga aksioni ne veri

Policia bastis shtatë lokacione në veri, konfiskon një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksplozivë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në shtatë lokacione në veri të vendit që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku janë gjendur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.

Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një bodrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

87 copë eksploziv të tipit TM 100

3 granata hedhës dore (zola)

1 armë automatike AK-47

1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

14 karikatorë

Municion të kalibrave të ndryshëm

63 detonatorë elektrik

23 detonatorë mekanik

1 orë për aktivizim

1 granatë dore M79

3 tuba fitila ndezës

Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të

karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.

Policia e Kosovës gjen armatim në bastisjet në veri

Policia e Kosovës ka kryer të shtunën bastisje në shtatë lokacione në pjesën veriore, lidhur me sulmin e armatosur ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Policia ka thënë se të shtunën ka kryer bastisje në katër lokacione në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Në Mitrovicë të Veriut, policia ka gjetur mjete shpërthyese, pushkë automatike dhe plumba.

Image

Në zonën e bastisjeve janë parë edhe pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka thënë se deri më tani nuk ka të arrestuar.

Si pasojë e sulmeve të 24 shtatorit ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit në Banjskë janë vrarë edhe tre sulmues.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, dhe ka prezantuar prova, që sipas saj e vërtetojnë këtë pretendim, mirëpo Serbia i ka hedhur poshtë ato.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiqi, i cili ka hequr dorë nga të gjitha funksionet partiake.

Policia ia ka konfiskuar pronat e tij në Kosovë dhe kërkon ekstradimin nga Serbia.

Në Serbi ai është marrë në pyetje dhe është liruar brenda 24 orëve.

Policia gjen mjete shpërthyese në Mitrovicë të veriut

Policia e Kosovës sot ka kryer një operacion bastisjesh në veri të Kosovës, i cili po kryhet në kuadër të hetimeve për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjatë aksionit të sotëm, në një bodrum në lokacionin “Tre Rrokaqiejt”, policia ka gjetur mjete shpërthyese.

Kështu ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar lidhur me këtë rast.

Sulmi në Banjskë, vazhdon kërkimin për armë në veri - Policia jep detajet

Një sërë kontrolle e bastisje janë kryer nga Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, pas sulmit të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Komunës së Zveçanit, bastisje këto që po vazhdojnë edhe sot.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë se deri tash nuk ka të arrestuar.

“Rreth orës 10:00 kemi nis bastisje në veri të Kosovë, me qëllim të indetifikimit dhe sekuestrimit të armëve dhe deri tash nuk ka të arrestuar. Ndërsa, lidhur me atë se cka është gjetur në këto bastisje, do të iu informojmë më vonë”, tha ai.

Ai nuk dha detaje se ku aktualisht po kryhen këto bastisje. Ditëve të kaluara u kryen bastisje të tjera në lokacione të ndryshme, e që të gjitha ato u kryen nën dyshimet se ka ndërlidhje me sulmin në Banjskë, më 24 shtator kur edhe u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku e plagos një koleg i tij.

Pamje nga aksioni i Policisë në veri

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.

Mediumi në gjuhën serbe “Kontakt Plus” ka publikuar disa fotografi nga ky aksion, ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, se po zhvillohet një aksion i tillë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Image

“Po, kemi operacion në veri të vendit.”, ka thënë Elshani. I pyetur nëse ka ndonjë të arrestuar, Elshani ka thënë vetëm se për çdo zhvillim rreth këtij operacioni “do të njoftoheni me kohë”.

Image

 

Policia aksion në veri lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Po, kemi operacion në veri të vendit.”, ka thënë Elshani. I pyetur nëse ka ndonjë të arrestuar, Elshani ka thënë vetëm se për çdo zhvillim rreth këtij operacioni “do të njoftoheni me kohë”.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar një grup terrorist mëngjesin e 24 shtatorit, ku është vrarë rretheri Afrim Bunjaku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat