Ministri Vitia jep detaje për gjendjen e të helmuarve në Malishevë

Aktuale

Ministri Vitia jep detaje për gjendjen e të helmuarve në Malishevë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 13:50
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar lidhur me rastin e helmimeve në Komunën e Malishevës, ku deri tash raportohet se kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth 100 qytetarë.

Vitia ka thëënë se menjëherë pasi janë njoftuar për rastin, bashkë me Drejtorin e SHSKUK’së i kanë vizituar të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK.

Ai ka bërë me dije se në QKUK janë të hospitalizuar 11 qytetarë dhe 9 të tjerë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Gjendja e tyre thotë se është e qetë dhe stabile.

“Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK. Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë  dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit. Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile. Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit”, ka shkruar Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat