SHBA ‘zbarkoi’ në Kosovë, nis lëvizja e madhe amerikane për Prishtinën - alarmohen qarqet ruso-serbe me në krye Grenell

Aktuale

SHBA ‘zbarkoi’ në Kosovë, nis lëvizja e madhe amerikane për Prishtinën - alarmohen qarqet ruso-serbe me në krye Grenell

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 14:09
Jeanne Shaheen dhe Peter Welch

SHBA nuk heq dorë nga përpjekjet për të stabilizuar situatën në Veri të Kosovës pas sulmit terrorist serb.

Bashkimi Evropian ka dështuar dhe amerikanët po kërkojnë të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen me Kosovën dhe Serbinë dhe pse ndërhyrjet e qarqeve ruso-serbe janë alarmuar dhe po kërkojnë të futin Prishtinën në “ujëra të trazuara”.

Ditën e djeshme kanë zbarkuar në Kosovë dy senatorë të njohur amerikanë. Ata takuan lidershipin kosovar dhe dhanë mesazhe të rëndësishme. Sinjalet u dhanë menjëhërë, pasi Kurti u shpreh se është dakord për vijimin e bisedimeve me Serbinë, por ai shton se dialogu nuk mund të jetë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Pas sulmit në Banjskë ai kërkon një tjetër nivel diskutimi si dhe të ndalohen qëndrimet e Vuçiçit që thotë se asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën.

Pra mesazhi është i qartë: SHBA do të çojë në fund planin e tyre të madh për Prishtinën, i cili është që të njihet nga Serbia si shtet i pavarur.

Zbardhen diskutimet

Me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch në selinë e presidencës së Kosovës u diskutua mbi tensionet në veri. Pas takimit me dyer të mbyllura Vjosa Osmani solli në vëmendje sulmin e 24 shtatorit në Banjskë si dhe domosdoshmërinë e shmangien se rasteve të tjera.

“Gjëja më e rëndësishme në këtë moment në mënyrë që të parandalohen akte të tilla agresioni në të ardhmen, që do të destabilizonin tërë rajonin tonë, është që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e agresionit.

Po ashtu, t’i dorëzojë terroristët në Republikën e Kosovës që të përballen me sistemin tonë të drejtësisë, si dhe të rriten garancitë e sigurisë në raport me Kosovën, që të mbrohen kufiri Kosovë-Serbi nga sulmet e tilla në të ardhmen.”

Edhe në selinë e kreut të qeverisë kryefjalë ishte veriu.

Por Albin Kurti theksoi se pas sulmit niveli i dialogut me Serbinë nuk mund të jetë i njëjtë.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja, nuk mund të vazhdojë thuaja se nuk ka ndodhur asgjë. Nuk mund të vazhdojmë punën dhe këtë status-quo edhe më tutje. Kapitulli i dialogut për normalizim duhet të marrë parasysh veprimet sulmuese dhe agresive të Serbisë dhe përpjekjet e saj për aneksimin e Kosovës.

Madje ai kërkoi ti tërhiqet edhe vërejtje Vuçiçit mbi deklaratat se nuk do të njohë asnjëherë Kosovën.

“Është më urgjente se kurdo që më parë që të ndalet dhe ndërprenë fjalët se nuk do të njoh kurrë Kosovën. Po ashtu, edhe refuzimin e pjesëve bazë të marrëveshjes që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe njohjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.”

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen në konferencën për mediat kërkoi hetim për përgjegjësit e sulmit.

“Mendojmë se përgjegjësit është shumë e rëndësishme që të japin llogari. Të japin llogari sipas ligjit dhe që Serbia të bashkëpunojë në hetimet që po vazhdojnë. Gjithashtu, mendojmë se është kohë e duhur që të theksojmë se stabiliteti afatgjatë i Kosovës dhe rajonit nënkupton një lloj marrëveshje me Serbinë për të adresuar në mënyrë paqësore dallimet mes vendeve tuaja”, vazhdon reagimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat