Rama pyetet nëse ka takim Kurti-Vuçiq të hënën - ja si përgjigjet

Aktuale

Rama pyetet nëse ka takim Kurti-Vuçiq të hënën - ja si përgjigjet

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 19:57
Edi Rama

Liderët e Bashkimit Evropian, si dhe ata të shteteve të rajonit do të mblidhen të hënën në Tiranë, në Samitin e Procesit të Berlinit.

Tashmë është raportuar se pjesëmarrës do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk është planifikuar ndonjë takim mes dy liderëve, por megjithatë, “mund të ndodhë gjithçka".

“Jo që kemi planifikuar diçka, ose që e parashikoj. Gjithçka mund të ndodhë sepse në situate të tilla ku të gjithë flasin me dikë, ose një hapësire, ose nëse liderët e Gjermanisë e Francës duan të flasin me ta sepse janë bashkëautorë të planit franko gjerman, që është në tryezëe, ndoshta mund të ndodhë. Por unë nuk e shoh që mund të ndodhë.” – është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat