Kamberi: Shqipëria të luaj rol për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Aktuale

Kamberi: Shqipëria të luaj rol për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 21:33
Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka folur për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se Shqipëria duhet të luajë një rol, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, pasi Serbia i shikon si armiq.

Mes të tjerash ai nënvizoi se dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e shohin si një mekanizëm që mund të japë përgjigje për kërkesat e tyre për të drejtat e shqiptarëve.

“Pesimisti thonë është një optimist i informuar. Për shkak të rrethanave të Kosovës, shqiptarët në Luginë të Preshevës, konsiderohen si armiq  dhe refuzojnë të gjithë kërkesat tona që  i kemi paraqitur. BE dhe SHBA duhet të bëjnë një drejtësi më të madhe që Serbia të ndryshojë qasjen ndaj shqiptarëve. Këtu ne e shohim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si një mekanizëm që mund të japë përgjigje për kërkesat tona. Meqenëse kërkesat tona janë të lidhura me standardet e Këshillit të Europës,  Shqipëria si shtet anëtar në mekanizmat ndërkombëtar do të duhet të luajë një rol më të madh në këtë drejtim. Ne po kërkojmë që Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës të ndërtojnë programe të veçanta shtetërore për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat