Hoti denoncon punimet e një rrugë në Pejë që u shtrua nga Qeveria: Ja si jane harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vite

Aktuale

Hoti denoncon punimet e një rrugë në Pejë që u shtrua nga Qeveria: Ja si jane harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vite

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka postuar një video në Facebook ku shihet një rrugë në Pejë, e cila pretendohet se është shtruarja kohë më parë nga Qeveria, por që është dëmtuar për shkak të cilësisë së dobët.

“Ja si jane harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vite”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai thotë se rruga është ndërtuar pak kohë më parë nga Qeveria dhe poashtu ishte mbikëqyrur nga qeveria.

“Këtu jemi në rrugën që të çon nga qyteti i Pejës në Grykën e Rugovës. Këto pamje që po i shihni, vërehet asfalti tërsisht i plasaritur dhe vërehet ngjyra e zezë e asfaltit, tregon që kjo rrugë është ndërtuar para disa jave me fondet e buxhetit të Qeverisë së Kosovës dhe mbikëqyrur nga Qeveria e Kosovës.

Pamjet nuk duan koment dhe punimet janë kryer shkel e shko dhe asfalti është dëmtuar në tërësi’, thotë mes tjerash Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat