​Von Der Leyen: Marrëveshja e Ohrit bazë për pajtimin, Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

Aktuale

​Von Der Leyen: Marrëveshja e Ohrit bazë për pajtimin, Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 19:32
Foto nga takimi

Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka deklaruar se Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë të Bashkimit Evropian, por është shumë e rëndësishme që të dy vendet të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë me anën e angazhimit, bashkëpunimit dhe vendi i duhur për këtë është dialogu i BE-së.

Von Der Leyen gjatë një konferencë për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se rrugëtimi i Shqipërisë po ecën me sukses për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Von Der Leyen: Vendi juaj të bëhet gati për anëtarësim

Objektivi ynë i përbashkët është që ne të qelim negociatat për ato që ne e quajmë grup kapitujt e pjesëve themelore sa më shpejt që të jetë e mundur deri në fund të vitit dhe mesazhi i dytë është që, ndërkohë që ne ecim në këtë rrugëtim drejt anëtarësimit, ne po ndërtojmë tashmë këtë të ardhme tonën të përbashkët dhe këtë duhet të fillojmë ta bëjmë menjëherë në mënyrë që vendi juaj të bëhet gati për anëtarësim por që tani të krijojmë mundësi të reja tregtie ndërmjet nesh në mënyrë që ekonomitë tona të bëhen gjithnjë më të afërta dhe kemi filluar këtë me planin e investimeve 30 milionë euro“, tha ajo, duke shtuar se investimet e tyre do të kenë të njëjtën përpjekje që do të ketë Shqipëria drejt reformave.

Ajo tha se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezën e dialogut.

Von Der Leyen: Është shumë e rëndësishme që Kosova edhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre

Marrëveshja e Ohrit ato që u arritën në shkurt dhe mars janë baza, themeli për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE-së. Është shumë e rëndësishme që si Kosova ashtu edhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë me anën e angazhimit, bashkëpunimit dhe vendi i duhur për këtë është dialogu i BE-së, sepse kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë të Bashkimit Evropian, pra pajtimi, bashkëpunimi, angazhimi tërësisht të domosdoshme dhe vendi për ta bërë këtë është dialogu i BE-së”, tha ajo.

Von Der Leyen tha se në samitin e nesërm nuk do të ketë ndonjë deklaratë lidhur me sulmin terroristë serb të ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama falënderoi Von Der Leyen për mbështetjen që i ka bërë çdoherë Shqipërisë, duke përmendur sidomos faktin e kontributit të saj pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri.

Ai tha se patjetër që është diskutuar edhe për zhvillimet në rajon dhe domosdoshmërinë e një ecje të përbashkët duke shfrytëzuar kapacitetet e Procesit të Berlinit.

Rama: Von Der Leyen do të paraqes plan të ri që do ta ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor të ecim më shpejt drejt BE-së

”Kemi folur edhe për atë që sipas meje është risia më e rëndësishme prej vitesh e një samiti të Procesit të Berlinit, fal presidentes e cila nuk ka ardhur në Tiranë për të përsëritur gjërat e njëjta por për të paraqitur një plan të ri që do ta ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor që të ecim më shpejt në drejt Bashkimit Evropian por për këtë presidentja do të flas nesër në Samit“, tha ai.

Rama duke folur për samitin në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministrat nga Kosova dhe Serbia, gjë që është takimi i parë pas asaj që ndodhi në veri, tha se samiti nuk zgjidh çështjet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama: Samiti nuk zgjidh çështjen e Kosovës dhe Serbisë por do të ketë diskutime

Samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale por në programin e samitit, që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane, dreka e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve cilësore në rajon. Pra hapësira për një diskutim të hapur në mes të pranishmëve është e programuar por nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për problemet që siç e tha presidentja janë probleme që trajhto0hen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Ursula Von Der Leyen është zyrtarja e parë e BE-së që erdhi në Shqipëri një ditë para samitit, ku u prit këtë të diel në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja e Shtetit Elisa Spiropali.

Ajo ka takuar edhe presidentin Bajram Begaj, i cili shfrytëzoi përshëndeti qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon, duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova dhe destabilizim të të gjithë rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat