“E propozoi dhe Rama”, eksperti: SHBA po përgatit planin, veriu i Kosovës do jetë në mbrojtje ndërkombëtare

Aktuale

“E propozoi dhe Rama”, eksperti: SHBA po përgatit planin, veriu i Kosovës do jetë në mbrojtje ndërkombëtare

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 10:36
Banjskë

Duke iu referuar disa informacioneve të sigurta, eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi ka tha Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po përgatisin një plan, që do të ndihmojë për normalizimin e situatës në veri të Kosovës.

Elezi tha se ky plan ka të bëjë me marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga ndërkombëtarët, një propozim ky i artikuluar edhe nga kryeministri Edi Rama.

Ai tha se pak e nga pak ky plan ka nisur të zbatohet dhe kjo gjë mund të vihet re mjaft mirë me shtimin e forcave të KFOR në veri, ku vetëm një ditë më parë erdhën 130 ushtarë nga Rumania, por edhe më herët nga Turqia apo edhe Britania e Madhe.

“Neve kemi parë një përpjekje serioze të faktorit ndërkombëtar për pas datës 245 shtator, qeveria amerikane ka marrë masa serioze, madje ka bërë veprime konkrete dhe ka siguruar dhe mbështetjen e palëve të tjerë me ç’rast kemi dhe 4 të deleguar në Beograd për t’i bërë me dije Vuçiç për pasojat që do të ketë, pas datës 24 shtator, kur tanimë botërisht dihet se Vuçiç ishte diçka tjetër krejtësisht në pamje dhe diçka tjetër në brendi, dhe ambasadori amerikan po përgatit opinionin për propozimet që priten të vijnë dhe sigurisht do të kemi propozime interesante. Në mesin e propozimeve që ne kemi informacion është ai që korrespondon me idenë  e kryeministrit shqiptar, Edi Rama që veriu i Mitrovicës të kalojë në një mbrojtje ndërkombëtare, apo një mbrojtje totale të KFOR me qëllim që të pamundësohet një eskalim i ri i situatës. Ka lëvizje konkrete, sepse kemi parë që në veri të Mitrovicës ka forca shtesë, Britania, Rumania, Turqia, që nënkupton se KFOR ka një plan për të fortifikuar veriun”, tha Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat