Haradinaj për Ahtisaarin: Figurë kyçe në rrugën tonë drejt shtetësisë

Aktuale

Haradinaj për Ahtisaarin: Figurë kyçe në rrugën tonë drejt shtetësisë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 10:53
Martti Ahtisaari

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Martti Ahtisaari, ka qenë një mik i madh i Kosovës.

Ahtisaari, sot në moshën 86-vjeçare u nda nga jeta.

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Martti Ahtisaari, një mik i madh i Kosovës, njëri ndër figurat kyçe në rrugën tonë drejt shtetësisë.

Populli i Kosovës i është mirënjohës gjithmonë për kontributin e tij në shtetndërtim dhe mbështetjen në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, shkroi Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat