Çitaku për Ahtisaarin: Ishte ndërmjetës i drejtë dhe i mbrehtë

Aktuale

Çitaku për Ahtisaarin: Ishte ndërmjetës i drejtë dhe i mbrehtë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 11:26
Vlora Çitaku dhe Martti Ahtisaari

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me rastin e vdekjes së ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari.

Ajo e ka përshkruar ish-presidentin Ahtisaari si “një ndërmjetës të drejtë, të mbrehtë dhe me humor të jashtëzakonshëm”.

Ajo është shprehur se ata që e kanë njohur atë nga afër do ta kujtojnë gjithmonë për këto cilësi.

Gjithashtu, Çitaku ka përmendur një intervistë të presidentit Ahtisaari në CNN, pasi ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008, ku në këtë intervistë, presidenti Ahtisaari përgjigjet në pyetjen e një gazetari amerikan në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Ai kishte krahasuar këtë situatë me “një hajn që vjedh kuletën, duke thënë se nuk është e drejtë të kërkohet vetëm një pjesë e pasurisë së vjedhur, por duhet të kërkohet kthimi i të gjitha vlerave të vjedhura dhe ndëshkimi i hajnit”, ka përfunduar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat