Kurti takohet me Michael Roth: Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë

Aktuale

Kurti takohet me Michael Roth: Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 11:59
Foto nga takimi

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili mbahet sot në Tiranë, kryeministri Albin Kurti, takoi paraprakisht Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth.

Gjatë takimit u diskutua rreth situatës aktuale në vend dhe procesin e dialogut.

“Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kurti u shpreh se ai nuk mund të vazhdojë sikurse të mos ketë ndodhur asgjë. Kapitulli i ardhshëm i dialogut për normalizim duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë përmes sulmit terrorist të 24 shtatorit, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme për përfshirjen e Serbisë”, thuhet në njoftimin për media.

Kurti ka theksuar se qasja në proces duhet të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet në plotni Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat