Kryeministri Kurti takoi Zëvendës Presidenten për Evropë të Bankës Botërore, Antonella Bassani

Aktuale

Kryeministri Kurti takoi Zëvendës Presidenten për Evropë të Bankës Botërore, Antonella Bassani

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 14:00
Foto nga takimi

Në margjina të samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takoi Zëvendës Presidenten për Evropë të Bankës Botërore, Antonella Bassani.

Kryeministri Kurti theksoi se Banka Botërore ka qenë dhe është një nga partnerët tanë kryesorë të zhvillimit dhe ne presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë edhe në të ardhmen.

Ai e falënderoi znj. Bassani për mbështetjen e palëkundur gjatë këtyre viteve, për të siguruar një rrugë të qëndrueshme dhe të drejtë zhvillimi për Kosovën.

Më tej u bisedua mbi agjendën tonë të zhvillimit pavarësisht sfidave të vazhdueshme me të cilat po përballet rajoni e Evropa.

Palët biseduan mbi thellimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon për të hequr pengesa për tregtinë rajonale, si dhe për bashkëpunim të shtuar edhe në projekte të modernizimit të pagesave. U theksua dhe kalimi në pagesa elektronike e cila do të mundësonte më shumë transaksione ekonomike.

Znj. Bassani vlerësoi pozitivisht avancimin e Kosovës sa i përket digjitalizimit dhe se vendi ynë është tashmë model për progresin e shpejtë në këtë sektor.

Gjithashtu u diskutua dhe mbi projektet e përbashkëta me Bankën Botërore ku vlerësuam koordinimin e ngushtë të Bankës Botërore me Qeverinë tonë në përcaktimin e prioriteteve të angazhimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat