Haxhiu: Numri i madh i rasteve të dhunës seksuale, kambanë alarmi për institucionet

Aktuale

Haxhiu: Numri i madh i rasteve të dhunës seksuale, kambanë alarmi për institucionet

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 14:07
Albulena Haxhiu

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) lanson projektin “Rehabilitimi dhe Riintegrimi i të Miturve – Viktima të Dhunës Seksuale”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me këtë rast ka thënë se kanë ndërmarrë një varg reformash ligjore që e adresojnë këtë çështje.

“Për gjatë këtyre dy viteve mandat kemi iniciuar dhe zbatuar një seri reformash ligjore e financiare të cilat adresojnë ngacmimet, por edhe dhunën seksuale dhe fuqizojnë politikat e parandalimit. Protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale që për herë të parë Republika e Kosovës e ka miratuar një dokument të tillë është një nga dokumentet më të rëndësishme që është hartuar në bashkëpunim me partnerët organizata përfshirë edhe organizatën KRTC që në fakt trajton formën e rëndë shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut që është edhe dhuna seksuale”, ka thënë Haxhiu.

Por sipas saj shqetësuese mbetet fakti i rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve. Ajo ka konfirmuar se nga janari janë ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, 74 raste të dhunës seksuale.

“Për fat të keq të dhënat e fundit në Kosovë tregojnë për një rritje të rasteve te dhunës seksuale nëse marrim statistikat nga janari deri shtatori ne vitin 2023 janë 74 raste te ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore te dhënat gjithashtu tregojnë një numër ne rritje konsiderueshme te fëmijëve që janë të mbijetuar të kësaj forme dhunës krahasuar me numrin e të rriturve”, ka vijuar ajo.

Ky numër kaq i madh i rasteve e sidomos te të miturit, sipas ministres është kambanë alarmi për të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë e të ndërmarrin masa.

“Rastet e dhunimit  seksual  te raportuar ndër vite  janë kambanë e fuqishme alarmi për të gjitha institucionet tona për Ministrinë e Drejtësisë, Qeverinë për institucionet e drejtësisë, policinë për organizatat poashtu dhe prandaj duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet dhe një zëri të luftojmë kundër stereotipave gjinore”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat