Kurti iu bashkangjitet thirrjeve të Bidenit për t’u trajtuar situata e përkeqësuar humanitare në Gaza

Aktuale

Kurti iu bashkangjitet thirrjeve të Bidenit për t’u trajtuar situata e përkeqësuar humanitare në Gaza

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 17:30
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është bashkangjitur thirrjeve të presidentit amerikan, Joe Biden, për situatën në Gaza.

Ai, me anë të një postimi në X, ka theksuar se civilëve në Gaza duhet t’u sigurohen të gjitha gjërat që kanë nevojë.

“Ne i bashkohemi thirrjeve të presidentit Joe Biden, dhe liderëve të tjerë të SHBA-së dhe BE-së, për të trajtuar situatën e përkeqësuar humanitare në Gaza dhe për të siguruar akses në ushqim, ujë, energji elektrike, ilaçe dhe furnizime të tjera kritike për të përmbushur nevojat themelore të civilëve që janë kapur nga konflikti”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat