Xani: Raportet Kurti – Rama nuk do të përmirësohen, e rëndësishme të ruhen raportet protokolare

Aktuale

Xani: Raportet Kurti – Rama nuk do të përmirësohen, e rëndësishme të ruhen raportet protokolare

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 18:24
Edi Rama dhe Albin Kurti

Analisti politik, Visar Xani ka komentuar pritjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit i cili po zhvillohet atje.

Sipas Xanit, është e qartë që raportet personale mes dy kryeministrave nuk do të përmirësohen pasi sipas tij, veprimet e tyre janë “kogja të rënda”.

Por që siç tha Xani, e rëndësishme mbetet që të ruhen raportet protokollare dhe zyrtare.

“Është e qartë që raportet personale nuk do të përmirësohen për shkak që veprimet e tyre janë kogja të rënda në aspekt të asaj që kemi pa. Por çka është me rëndësi është që raportet protokollare dhe zyrtare të ruhen, ndërsa raportet private të gjindet një metodë për përmirësimin e tyre”, tha ai.

Derisa tutje tha se këto raporte të cilat ai i cilësoi si jo të mira kanë ndikim të jashtëzakonshëm edhe në dakordimin e agjendave të caktuara diplomatike.

“Këto raporte mund të kenë ndikim në zhvillimin e agjendës protokollare dhe diplomatike. Është kogja e rëndë me i pa dy liderë të dy vendeve që kanë kësi raportesh personale dhe nuk e kanë atë besimin dhe atë mikpritjen që ka qenë në mënyrë tradicionale nga paslufta dhe paralufta dhe më tutje. Këto patjetër që kanë ndikim jashtëzakonisht të madh për shkak që, dakordimi për agjendat e caktuara diplomatike jashtëzakonisht është me interes të dy palëve, për shkak që nëse njëra palë ka një propozim nëse merr mbështetjen e palës tjetër ajo do të ketë shumë më shumë sukses. Por nëse mungon komunikimi personal dhe pastaj në mënyrë të natyrshme ndikon edhe në atë.. unë besoj për shkak se zhvillimet dinamike, janë të shpejta duhet me pasë konsulta ditore ndoshta disa herë në ditë për çështje të caktuara”, shtoi Xani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat