Kurti: Të ketë sanksione për Serbinë e siguri për Kosovën – “Veriu tokë e askujt”, Kurti i përgjigjet Ramës

Aktuale

Kurti: Të ketë sanksione për Serbinë e siguri për Kosovën – “Veriu tokë e askujt”, Kurti i përgjigjet Ramës

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 19:39 Përditësuar në ora: 20:35 më 16.10.2023
Albin Kurti

Kurti pas Samitit: Kërkova nga të gjithë të dënojnë sulmin kriminal të Serbisë në Kosovë

Kryeminsitri Albin Kurti në përmbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit ka dhënë një deklaratë për media. Kryeministri Kurti ka thënë se, në adresimin e tij ka theksuar se është për tu ardhur keq, që ka vende që nuk i kanë ratifikuar marrëveshje që janë bërë në Berlin gjatë vitit të kaluar.

Poashtu, kryeministri Kurti përmendi edhe rastin e policit të vrarë nga kriminelët serbë, heroin Afrim Bunjaku.

“Në të njëjtën kohë kam dënuar edhe njëherë kam kërkuar që të gjithë të dënojnë sulmin kriminal , aktin e agresionit të Serbisë në Kosovë, që vrau rreshterin policer, heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun dhe plagosi dy të tjerë, që paraqet cenim të integritetit territorial dhe të sigurisë së Kosovës”, theksoi Kurti.

Ai foli poshtu edhe për liberalizimin e vizave dhe tha se një marrëveshje nuk është ratifikuar nga Bosnja dhe Hercegovina dhe prandaj do të duhen vizat për atje, edhe pas datës 1 janar 2024, kur pritet të liberalizohen vizat.

Ja deklarata e plotë e Kryeministrit Kurti:

Kurti i përgjigjet Ramës: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, e panegociueshme!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtinë një deklaratë për mediat në mbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Veriu i Kosovës është tokë e askujt.

Kurti tha se Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe mbrohet nga policia e Kosovës por ka nevojë për më shumë siguri ndaj janë të nevojshme patrullimet e përbashkëta me NATO-s.

“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, ne kemi nevojë për më shumë siguri. Trupat e NATO-s të jenë në patrullime të përbashkëta me policinë e Kosovës, duke qenë se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë. KFOR nuk është institucion i zbatimit të ligjit, këtë e bën policia e Kosovës. Integriteti territorial është i pacenueshëm, Veriu është tokë e Kosovës”, tha Kurti.

Kurti: I kërkova Bërnabiqit ta nënshkruajmë sot Marrëveshjen bazike

Gjatë takimit të drekës kam kërkuar nga kryeministrja Bërnabiq që ta nënshkruajmë Marrëveshjen Bazike, por ajo nuk ishte e interesuar. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti pas Samitit në Tiranë të Procesit të Berlinit.

“Kam kërkuar dhe kam kërkuar që ta dënojnë sulmin terrorist kriminal të Serbisë më 24 shtator. Kjo paraqet cenim te integritetit territorial. Kemi nevojë për më shumë siguri në Kosovë. Është e rëndësishme që të mos ketë episode tjetër të këtyre mësymjeve të Serbisë, kërkojmë sanksione ndaj shtetit serb. Është ditë e mirë sepse Procesi i Berlinit e bën Ballkanin Evropian dhe Kosova nuk ka dilema sa i përket orientimit evropian. Ne kemi marrëveshje me Serbinë, që e ka në qendër njohjen de facto.

Gjatë takimit të drekës kam kërkuar nga kryeministrja Bërnabiq që ta nënshkruajmë Marrëveshjen Bazike, por ajo nuk ishte e interesuar. Unë thash ta nënshkruajmë ne meqë Vuciqi është i zënë me takime në Kinë”, u shpreh Kurti para gazetarëve.

Kurti: Duhet të ketë sanksione për Serbinë e siguri për Kosovën

Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për medie në Tiranë, ka kërkuar sanksionim të shtetit të Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Derisa ka theksuar se Kosovës i duhet më shumë siguri për siç tha ai, të mos ketë episod të katërt të “mësymjeve kriminale” nga ana e Serbisë.

“Kemi nevojë për më shumë siguri për Kosovën, është çështje e sigurisë, këto sulmet e vazhdueshme. Ju e dini që me 29 maj sulmuan KFOR-in dhjetëra ushtarë të lënduar, me 14 qershor i rrëmbyen tre policët tanë, dhe tash edhe e vranë një polic.

Andaj është e rëndësishme që të mos ketë episode të katërt të këtyre mësymjeve kriminale të sponsorizuara nga Serbia. Duhet të ketë sanksione për Serbinë e siguri për Kosovën”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat