Kancelari Scholz: Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha problemet para se të jenë pjesë të BE-së

Aktuale

Kancelari Scholz: Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha problemet para se të jenë pjesë të BE-së

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 20:08
Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në konferencën për shtyp në mbyllje të Samitit të Berlinit në Tiranë, u shpreh qartazi se konflikti midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet përfundimisht.

Kancelari ka dënuar sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës dhe kjo sipas tij, “është e papranueshme”.

“Gjermania është shumë e qartë në lidhje me këtë, por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritete e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritetet serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim.”, nënvizoi kancelari.

Scholz theksoi se Gjermania e kupton shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor, por theksoi se duhet parë nga e ardhmja dhe jo e kaluara.

“Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jemi pjesë e BE-së. S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu. Vlerësojmë reformat që janë marrë dhe aspekte të tjera, por kjo është përgjigja ime në lidhje me situatën në Kosovë me Serbinë.  Në lidhje me integrimin për ne janë të rëndësishme marrëveshjet e sotme që u nënshkruan mes vendeve. Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.”, theksoi Scholz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat