Presidentja Osmani thotë se nuk iu nënshtrua presionit e kërcënimeve/ Ja pse nuk e dekretoi Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit

Aktuale

Presidentja Osmani thotë se nuk iu nënshtrua presionit e kërcënimeve/ Ja pse nuk e dekretoi Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 09:26 Përditësuar në ora: 11:40 më 17.10.2023
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Osmani nuk dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror për shkak të shkeljeve

Presidentja Vjosa Osmani ka refuzuar të dekretojë kandidatin për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj, duke u thirrur në shkeljet të cilat janë evidentuar gjatë procesit të përzgjedhjes.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me këtë vlerësim të procedurës i cili duke pasur parasysh të gjitha shkeljet e bëra, më obligon që mos të bëj dekretimin e kandidatit për Kryeprokuror.

Kam ftuar Këshillin Prokurorial që të ndjek një procedurë kushtetuese e ligjore në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit e cila është në funksion të mbrojtjes së integritetit dhe të funksionimit kushtetues të këtij institucioni, sikurse edhe rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësinë”, ka thënë Osmani.

Shkeljet e evidentuara nga monitoruesit janë bërë publike nga organizatat monitoruese, Ambasada e SHBA-ve, Ambasada e Gjermanisë dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas Presidentes, shkeljet janë cilësuar si “mungesë e drejtësisë, transparencës dhe parimeve të merikoracisë” në Raportin e BE-së për Kosovën për vitin 2022.

Presidentja Osmani nuk e dekreton Blerim Isufajn për kryeprokuror

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se nuk e ka bërë dekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

Në konferencë për media ajo ka thënë se ka bërë vlerësimin e procedurave, ku thekson se janë bërë 10 shkelje.

“Sot e kam njoftuar KPK-në, duke pasë parasysh shkeljet që janë bërë, jam obliguyar që të mos e bëj dekretimin e kandidatit për kryeprokuror të datës 8 prill 2022”, ka thënë Osmani,

“Kam ftuar KPK-në që të ndjekë procedurat kushtetuese dhe ligjore që janë në funksion të integritetit dhe funksionimit të këtij institucioni”.

Osmani nuk e dekreton Isufajn

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka refuzuar dekretimin e kandidatit për kryeprokuror Blerim Isufaj: 

--------------

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur sot konferencë për media.

” Sot (17 tetor 2023), në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban konferencë për media”, thuhet ne njoftim. 

Arsyeja e konferencës nuk është bërë e ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat