Rama krahason Kosovën me Hamasin: Po përdor popullin e vet për të mbrojtur raketat

Aktuale

Rama krahason Kosovën me Hamasin: Po përdor popullin e vet për të mbrojtur raketat

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 12:34
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte mjaft i ashpër me Kosovën. Presion i fortë dhe një krahasim që çalon shumë, madje që i fut raportet mes dy vendeve në një tjetër spirale të fortë divergjence.

Gjatë konferencës me Presidentin e Francës, Macron, Edi Rama e krahasoi Kosovën me “Hamasin”, organizatën që sulmoi Izraelin.

“Bill Clinton kur ishte këtu në verë, ai është kryeçlirimtari i Kosovës, më tha “thuajua miqve të mi në Prishtinë” si i ndodhi Palestinës dhe nuk kishte ndodhur akoma kjo (lufta në Izrael), por në verë. Arafati e kishte marrëveshjen më të mirë, Izraeli ra dakord edhe Arafati, por të nesërmen Clinton tha se “më mori në telefon dhe më tha nuk e firmos”.

Tani po ju them unë ku është Palestina sot?! Një vend që nuk është shkatërruar nga Izraeli, por klasa e vet politike dhe pengmarrësit e vet. Izraeli i përdor raketat për të mbrojtur popullin e vet, Hamasi përdor popullin e vet për të mbrojt raketat” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat