Çka thoshte politikani gjerman për mundësinë e pezullimit të vizave për Kosovën?

Aktuale

Çka thoshte politikani gjerman për mundësinë e pezullimit të vizave për Kosovën?

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:45
Michael Roth

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë, Michael Roth, gjatë vizitës që e ka pasur në Kosovë më 11 shtator, pati folur për masat e vendosura ndaj Kosovës dhe çështjes së liberalizimit të vizave.

Roth pati thënë se masat ndëshkuese që BE-ja i ka vendosur Kosovës janë të papranueshme, teksa e vlerësoi gati të pamundur mundësinë që të ketë pezullim të heqjes së vizave për kosovarët.

“I bindur jam se është koha për liberalizim vizash. Pezullimi I kësaj nuk është ide e mirë dhe e mençur. Nuk e di nëse kjo është çështje kundërthënëse mes dy qeverive. Jam falënderues ndaj kancelarit Olaf Scholz dhe ekstrermisht falënderues për presidentin francez Emmanuel Macron, që kanë marrë përgjegjësi e zotime personale për të zgjidhur problemet këtu në terren”, tha Roth në përgjigje.

Sipas një vendimi final të nënshkruar në Parlamentin Evropian në prill të këtij viti, shtetasit e Kosovës, do gëzojnë udhëtimin në Zonën Schengen pa viza nga 1 janari 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat