MPJ për deklaratat e Macronit për vizat: U interpretuan gabim, s’kemi pranuar asnjë vendim zyrtar

Aktuale

MPJ për deklaratat e Macronit për vizat: U interpretuan gabim, s’kemi pranuar asnjë vendim zyrtar

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:06
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për sa i përket cështjes së vizave, duke thënë se “duke të jetë interpretuar gabimisht”.

Në një përgjigje MPJ-ja tha se institucionet e Kosovës deri më tani nuk kanë pranuar asnjë vendim zyrtar për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Vendimet për miratim, pezullim apo shtyrje të liberalizimit të vizave merren në nivel të Bashkimit Evropian, e jo të shteteve anëtare. Procedurat e tilla i kanë afatet e caktuara kohore dhe vendimet merren me shumicën e paraparë të votave”, thuhet në përgjigje.

Më tej, MPJ-ja tha se nuk kanë asnjë informacion që një procedurë për shtyrje të liberalizimit të vizave të jetë nisur apo kërkuar nga shtetet anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat