Veton Elshani tregon detaje për aksionin Policisë në veri të Kosovës

Aktuale

Veton Elshani tregon detaje për aksionin Policisë në veri të Kosovës

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 18:39
Policia e Kosovës

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se sot Policia e Kosovës ka zhvilluar operacion të bastisjes në 13 lokacione në veriun e vendit, 7 në Mitrovicë Veriore, 3 në Zveçan dhe 3 në Leposaviq.

“Kjo është vazhdimësi e hetimeve që ndërlidhen me sulmin në Banjskë më 24 shtator të këtij viti”, ka thënë Elshani, duke shtuar se deri më tani nuk ka të arrestuar.

“Deri më tani nuk ka të arrestuar”, ka thënë ai.

Elshani ka thënë tutje se dhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit po vazhdojnë të kryejnë punën në veri të vendit dhe kudo tjetër në territor të Kosovës.

“Situata është e qetë (në veri) por delikate duke marrë parasysh zhvillimet politike që po ndodhin në këtë vend. Sidoqoftë ne jemi të përgatitur që të përgjigjemi në çfarëdo situate. Ne jemi policë, me Polici, me punën tonë vjen edhe rrezikshmëria, e pranueshme për neve…Nuk do ta ndërprejmë punën në asnjë moment, do të shkojmë atje ku na dërgojnë hetimet”, ka shtuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat