Abdixhiku: Opozita nuk është një, jemi të ndryshëm në pikëpamje

Aktuale

Abdixhiku: Opozita nuk është një, jemi të ndryshëm në pikëpamje

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 21:35
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se opozita janë parti të ndara, me pikëpamje të ndryshme.

Abdixhiku në emisionin Context, tha se nuk jemi një opozitë, siç cilëson pushteti.

“U përmend termi opozitë. E kundërshtoj si terminologji politike, përveç që është si funksion në parlament. Por si trup I përbashkët nuk është. Është e qartë por është diskurs i natyrshëm në debatin publik në Kosovë, ku opozita portretizohet si një, por nuk jemi një për besë. Kjo është me rëndësi ta dimë. Ne jemi parti të ndara dhe në shumë hapa kemi bindje krejtësisht të ndryshme. Pushtetit i konvenon të thotë se është një”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi  se LDK është parti e cila integron figura të ndryshme në parti, me përvojë në fusha të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat