Kurti priti në takim ambasadorin e ri jorezident të Irlandës, Almqvist

Aktuale

Kurti priti në takim ambasadorin e ri jorezident të Irlandës, Almqvist

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 22:00
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e ri jorezident të Irlandës për Kosovë, Ragnar Almqvist, të cilin e falënderoi në veçanti për mbështetjen ndaj aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se në takim u theksua se gjatë dy viteve të fundit, vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në implementimin e reformave kyçe, promovimin e demokracisë dhe forcimin e sundimit të ligjit, dhe se Kurti po ashtu foli dhe mbi situatën aktuale dhe sulmin terrorist nga ana e Serbisë me datën 24 shtator.

“U bisedua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit, rritjen e mundësive të shkëmbimit tregtar, investimeve ekonomike dhe projekteve kulturore midis dy vendeve tona

. Kryeministri Kurti theksoi se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë me Irlandën për të thelluar më tej lidhjet në mes të dy vendeve.​”, thuhet tutje në kumtesën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat