“Nuk frikësohet Vjosa Osmani”, Gazmend Halilaj: Presidentja nuk i ka duart me gjak, po kërcënohet nga klani PRONTO dhe Radoiçiqi!

Aktuale

“Nuk frikësohet Vjosa Osmani”, Gazmend Halilaj: Presidentja nuk i ka duart me gjak, po kërcënohet nga klani PRONTO dhe Radoiçiqi!

Nga: N. Sh. Më: 17 tetor 2023 Në ora: 22:08
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj thotë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk frikësohet, edhe pse ajo po kërcënohet, e që sipas tij, po tregohet akoma se sa është aktiv krimi i organizuar brenda institucioneve të instaluar nga klani PRONTO dhe terroristi Milan Radoiçiq.

Avokati thekson se, sa herë që klanet nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre, atëherë përmes kërcënimeve, prokurorëve të shatazhuar e që kanë bë dosje, kanë burgosur e linçuar.

Tutje Halilaj, thekson se presidentja Osmani nuk i ka duart me gjak, por ka mbështetjen e shumicës brenda dhe jashtë Kosovës.

Reagimi i plotë:

NUUUK FRIKËSOHET - VJOSA OSMANI

Të dashur miq.

Sa herë qe klanët nuk kanë mund të arrijnë qellimët e tyre, atëherë përmes kërcënimëve, përmes Prokurorëve të shantazhuar, kanë berë Dosje, kanë burgosur dhe linçuar këdo që ka qenë pengesë për ta.

Presidentja e vendit znj-Vjosa, nuk frikësohet, nuk shantazhohet.

Sepse,

Nuk i ka duart me gjak, nuk e ka shkollen e bleme, nuk është pasuruar përmes privatizimit të tokavë blerë nga shteti 50 euro dhe shitë 7000.

Znj. Vjosa, gëzon mbështetjen e shumicës Absolute, brenda dhe jashtë vendit.

Kërcënimet e znj. V. Osmani, shpërfaqin se: sa është aktiv Krimi organizuar brenda Institucionëve, i ndërtuar nga Klani Pronto, Radoiçiq etj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat