Bokshi: Mosdekretimi i Isufajt nga presidentja s’është në harmoni me Kushtetutën

Aktuale

Bokshi: Mosdekretimi i Isufajt nga presidentja s’është në harmoni me Kushtetutën

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 22:17
Vjosa Osmani

Avokati Teki Bokshi ka thënë se mosdekretimi i Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit nga ana e presidentes Vjosa Osmani, nuk është në harmoni me dispozitat kushtetuese.

Në emisionin Rubikon ai ka theksuar se presidentja nuk ka mekanizma përkatës hetimorë që të verifikojë rregullsinë e procedurës lidhur me këtë çështje.

“Në këtë rast mendoj se ky mosdekretim i presidentes nuk është në harmoni me dispozitat e Kushtetutës për shkak se presidentja nuk ka mekanizma përkatës hetimorë në kuadër të funksionit të presidentes që të verifikojë rregullsinë e procedurës.

Përkatësisht të bëjë hetime se a është i denjë një prokuror i propozuar nga Këshillit Prokurorial të kryejë rolin e kryeprokurorit të shtetit”, ka thënë Bokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat