Abdixhiku tregon se si mund të rrëzohet Qeveria Kurti

Aktuale

Abdixhiku tregon se si mund të rrëzohet Qeveria Kurti

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 22:26
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur edhe për atë se si mund të rrëzohet qeveria Kurti.

“Nëse një parti mendon se kjo qeveri duhet të ndërprejë mandatin duhet parë sekuencim të veprimeve deri tek rruga, pra duhet të bindësh qytetarin për të pas një masë në shesh, për të prodhuar një rezultat të ri që bjen zgjedhje të reja”, ka deklaruar Abdixhiku.

E, derisa ka folur për marrëveshjet ndërkombëtare ka thënë se kushtëzimi me marrëveshje ndërkombëtare ka kuptim nëse ti e kushtëzon me një politikë specifike.

“Opozita nuk ëhstë e njëjtë, kemi mendime të ndryshme, kemi veprime të ndryshme , pra kemi vendimmarrje. Ata e kanë zgjedhur një rrugë të tillë siç nuk kemi mendime të njëjta për mocion për mosbesim ndaj Qeverisë. Pra një mocion e nis kur ke gjasa”, ka shtuar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat