Arifi thotë se është keqinterpretuar qëllimshëm deklarata e Macron për vizat

Aktuale

Arifi thotë se është keqinterpretuar qëllimshëm deklarata e Macron për vizat

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 23:31
Dritëro Arifi

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Dritëro Arifi, thotë se është keqinterpretuar qëllimshëm deklarata e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

Sipas tij, Macron pati synim t’i bëjë presion Kosovës dhe Serbisë për përgatitje në dialog dhe për zbatim të marrëveshjeve të dakorduara më parë.

“Deklarata e Macron është keqkuptuar shumë, ndoshta edhe është keqinterpretuar qëllimshëm. Ai nuk ka thënë që do të ketë pezullim të vizave, ai vetëm tregoi çka ka bërë Franca për Kosovën dhe Serbinë, pra për të dyja palët. Theksi kryesor i Macron ishte përgatitja për dialog si dhe palët t’i zbatojnë të gjitha ato që kanë dhënë fjalën. Mund të ketë vonesa, mund të ketë viktima përsëri, por marrëveshjet në fund do t’i zbatojnë Kosova dhe Serbia. Po ashtu, ka deri diku dominancë nga Franca për tu rikthyer BE-ja si një faktor i rëndësishëm, sepse Bashkimi Evropian tanimë është lënë totalisht anash, është faktori më i parëndësishëm në skenën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Franca po tenton të marrë një rol si Bashkimi Evropian, që të paktën ta mbyllin një problem”, potencoi Arifi.

Andaj, Arifi vlerësoi që pa mbylljen e problemit Kosovë-Serbi, presidenti Macron dhe Bashkimi Evropian, e dinë që nuk do të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga Tirana ka kërcënuar Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen “po që se nuk mbahet fjala e dhënë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat