Veprimtari nga Amerika i ashpër ndaj Ramës: Të shpallet tradhtar, ja pse përmend vizitën e Macron në Tiranë!

Aktuale

Veprimtari nga Amerika i ashpër ndaj Ramës: Të shpallet tradhtar, ja pse përmend vizitën e Macron në Tiranë!

Nga: M.H. Më: 18 tetor 2023 Në ora: 07:54
Rama dhe Macron

Veprimtari nga Amerika Ramazan Bekteshi përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me kryeministrin Rama dhe mbrojtjen që në vazhdimsi po bënë ndaj Serbisë.

Sipas tij , Rama nuk kritikon serbët asnjëhere mirëpo sulmon Kosovën, përcjell “Bota sot”.

Është koha që ky faqezi të shpallet tradhtar, sepse non-grata është pak, thotë ndër të tjera Bekteshi.

Gjithashtu veprimtari përmendi vizitën e Macron në Tiranë duke jep mesazhin që liberalizimin e vizave nuk mund ta ndaloj as Macron e as Rama.

Postimi i plotë

Rama edhe në Samitin e Berlinit që u mbajtë në Tiranë i kritikoi politikat kosovare. Une s'kam pa farë të poshtër si ai, që qenien e Kosovës e urren gërditshem, aq keq sa ia kalon edhe Vuçiqit. Ngjarje pas ngjarje, ai jo vetëm që e sulmon Kosovën por kërkon edhe konferenca ndërkombëtare për Kosovën por ata kanë marrë fund moti. Kërkon atë që do Vuçiqi, që Policia e Kosovës mos të veproj në veri që tu mundësojnë serbëve të armatosen edhe më fort, por ta bëjë vetëm KFORI, e bëri këtë tokë të askujt, kurrë s'rënkoj për viktimat e Kosovës, por e mbrojti Vuçiqin dhe Serbinë në çdo formë. Është koha që ky faqezi të shpallet tradhtar, sepse non-grata është pak. Është koha që të fillojnë protesta në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Berlin, Londër, Neë York kundër këtij tradhtari. Mos heshtni, thuani jo tradhëtisë së tij, sepse janë bërë shumë, ai thjesht lobon për hasmin, duke e kritikuar Kosovën në çdo kohë e çdo vend. Ne vonohemi, gjarpri Rama është rrezik permanent i Shqipërisë dhe Kosovës dhe gjithë trojeve shqiptare. Kjo heshtje e jona mund të na kushtoj, ky tolerim i yni ndaj atyre disa fodullave të Prishtinës që e kanë shpall Ramën zot nuk falet, sepse ata për pushtet nuk zgjedhin mjet, sikur nuk u ngopen me gjithë atë plaçkë që ia rjepen trupit thatanik të Kosovës, gjithë ata tradhti dhe fatkeqesi që ia shkaktuan asaj. Protestat qoftë edhe me dy vetë e nderojnë Kosovën e Shqipërinë. Rama është sherr më i madh se Borrell e Lajçak, sepse ky i inkurajon ata, Vuçiqin, dhe Macron-in në Tiranë. Por, puna e vizave është çështje e kryer, këtë s'e vendos as Macron as tradhtari Rama, zoti i disa trutharëve të opozitës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat