Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: Deklarata e Macronit, ultimatum për Kosovën

Aktuale

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: Deklarata e Macronit, ultimatum për Kosovën

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 08:23
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, në lidhje me deklaratën e presidentin francez, Emmanuel Macron për vizat, tha se u vërejt se sa e ndjerë dhe e rëndë është situate në Kosovë.

“Ajo që më bëri më shumë përshtypje është jehona shumë e madhe në opinionin publik tregon se sa e ndjerë dhe sa e rëndë është situata në Kosovë”, tha Ahmetaj në Edicionin Special.

Ndërsa sa i përket deklaratës së Macronit, Ahmetaj tha se ajo ishtë më shumë si një ultimatum për Kosovën.

“Deklarat e tij ishte më tepër një ultimatum për establishmentin politik në Kosovë duke e ditë se opinioni publik do të reagonte dhe do ta mobilizonte sigurisht edhe kryeministrin dhe presidenten që të këndellen”, u deklarua ish-ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat