Eksperti i Qendrës për Gjeopolitikë në Romë: Banjska mund ta vonojë dhe komplikojë Asociacionin

Aktuale

Eksperti i Qendrës për Gjeopolitikë në Romë: Banjska mund ta vonojë dhe komplikojë Asociacionin

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 10:43
Veriu i Kosoves

Eksperti italian, Edoardo Incani, në një analizë të publikuar në Qendrën për Studime të Gjeopolitikës me qendër në Romë, ka shkruar për zhvillimet në Kosovë dhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Incani teksa ka përmendur rrethanat dhe atë që ka ndodhur, ka thënë se ka rrezik që çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të komplikohet pas ngjarjeve të ndodhura në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur në Banjskë, mund të vonojë edhe më tej krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe përkundër thirrjeve të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.

“Ekziston rreziku i komplikimit të çështjes së Asociacionit të Komunave, subjekt i cili sipas marrëveshjeve të Brukselit të viteve 2013-15 duhet të themelohet në komunat me shumicë serbe. Qeveria Kurti, gjatë viteve të fundit, ka qenë kritike ndaj idesë së një entiteti me karakter strikt etnik, i cili, sipas Prishtinës, do të rrezikonte të krijonte një situatë të ngjashme me atë të Bosnje-Hercegovinës, duke destabilizuar vendin dhe minuar sovranitetin e saj. Prandaj, ajo që ndodhi në Banjska mund të vonojë edhe më shumë krijimin e Asociacionit, edhe nëse gjatë ditëve të fundit ambasadori Hovenier ka ripërsëritur nevojën që qeveria kosovare të ndërmarrë hapa në këtë drejtim”, ka shkruar Incani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat