Gucati do të bëjë homazhe në Prekaz

Aktuale

Gucati do të bëjë homazhe në Prekaz

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 13:06
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati, sot do të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial në Prekaz.

Kështu deklaroi Emin Lati, kryetar i OVL UÇK-së dega në Skenderaj.

“Po, do të ketë organizime. Do të nisemi nga shtëpia në Marinë, do të bëjmë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari”, tha Lati.

Ai tregoi edhe për aktivitetet e tjera.

“Më pas do të ketë pritje edhe nga komuna e Skenderajt, do të vendosen lule tek busti i komandantit. Fjalime nuk do të ketë”, tha ai.

Gucati mbërriti dje në Kosovë.

Ai u lirua nga burgimi në Hagë, pasi vuajti dënimi prej tre vjetësh.

Hysni Gucati, ishte dënuar me katërvjet e tre muaj burgim për pengim të punës së Gjykatës së Hagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat