Drejtoresha e ARrU-së: Kompaninë që funksionon ilegalisht në veri e kemi gjobitur e dërguar në Gjykatë

Aktuale

Drejtoresha e ARrU-së: Kompaninë që funksionon ilegalisht në veri e kemi gjobitur e dërguar në Gjykatë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 13:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është shqyrtuar raporti vjetor financiar i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2022.

Drejtoresha e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARrU), Hajrie Morina, ka thënë se borxhet që kompanitë e tjera dhe operatorët e tjerë i kanë ndaj këtij Autoriteti janë rreth 300 mijë euro.

Sipas saj, mbledhja e këtyre borxheve është vështirë për Autoritetin pasi ato fatura janë të vjetra dhe janë procedura gjyqësore.

Ajo në këtë raportim ka potencuar edhe një problem për sa i përket ndërmarrjeve regjionale të ujit, sipas saj, Autoriteti ka kërkuar nga KRU-t që të instalojnë matësit nëpër të gjitha burimet e ujit pasi, raportimi i të dhënave ka qenë i pa saktë.

Morina shtoi se pas kësaj kërkese është vërejtur se jo të gjitha ndërmarrjet kanë respektuar këtë dhe ndaj tyre janë shqiptuar pas ndëshkuese.

Ajo tha se ndërmarrjet kanë bërë faturimin e ujit në mënyra fiktive dhe pas vendosjen se matësve në ujësjellësin e Pejës dhe Prizrenit pas kanë vërejtur që është dyfishuar prodhimi i ujit. Ajo tha se ndërmarrjet këto faturime i kanë bërë duke dashur që perfomacan e tyre të jetë më e mirë.

Sa i përket borxheve që kompanitë tjera ose operator i kanë ndaj ARrU-së është 300 mijë eurove, shumica e rasteve janë në gjykatë. Është problem për rregullatorin e ujit që ti mbledh këto borxhe. Çështjet janë në procedura gjyqësore, nuk kemi se si ti mbledhim këto borxhe”.

Ne si menaxhmet duke e ditur që raportimi i të dhënave të sakta është i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit, kemi kërkuar prej ndërmarrjeve të ujësjellësit që t’i instalojnë matësit. Kemi inspektuar burimet e ujit që këto ujëmatësi a i respektojnë standardet, kur kemi parë që ka mangësi të mëdha kemi dhënë afat që deri në prill të viti 2023 të gjithë ndërmarrjet të instalojnë. Pas kësaj periudhë kemi bërë edhe një inspektim dhe kemi parë që jo të gjitha ndërmarrjet kanë respektuar këtë dhe kemi filluar me ndëshkime, e para është ndëshkuar KRU Drini, gjithashtu të kompania e ujësjellësit Gjakova në inspektimet kemi vërejtur që mënyra e faturimit është bërë në mënyrë fiktive. Edhe për këtë kemi marr veprim paralajmërim për ndëshkim ka shkuar tekë KRU Gjakove kjo është në procedurë…”, tha ajo.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se sa i përket raportit nga ZKA-ja Autoriteti ka bërë një punë të mirë. Ai ka pyetur drejtoreshën në lidhje me faturimin më veriun e Kosovës.

Ju përgëzoj për një punë të mirë në bazë të asaj që e kemi parë nga raporti i ZKA-së. Po kjo do të thotë që nuk duhet të ndiheni komod për menaxhimin e ujit, ka shumë për tu bërë dhe fokusuar. Te kategoria mallra dhe shpenzime pse janë rritur shpenzimet më shumë për nga viti i kaluar. Kam dëgjuar që keni pa dëgjueshmëri të atyre ‘bosave’, a i kanë të gjitha kompanitë ujëmatësit komplet dhe nëse jo pse deri më tani nuk i kanë. Për veriun, si tariforen ata a nuk tariforen hiq” tha ai.

Drejtoresha Morina tha se çështja e veriut është problematike, sipas saj, atje është një kompani publike që menaxhon me aspekte e faturimit të inkasimit të mjeteve që është ilegale.

Ajo ka sqaruar se e kanë ndëshkuar atë kompani, madje e kanë dërguar rastin në Gjykatë.

Çështjeje veriut është kogja problematike. Unë si kam ardhur kam dërguar e-mail që të kemi takim me kryetarët e komunave nuk me kanë kthyer përgjigje. Kryeshfi i KRU Mitrovica është në diskutim me kryetarët e komunave për me mundësuar që fillimisht të faturohen objekte që komunat i menaxhojnë. E dimë që atje është një kompani publike që menaxhon me aspekte e faturimit të inkasimit të mjeteve që është ilegale, ne si rregullator e kemi ndëshkuar atë kompani që funksionon e pa licencuar e kemi dërguar rastin në Gjykatë, gjykata ka marr vendim që ato mjete duhet me u tërheq, e kemi dërguar lëndën tek përmbaruesi, përmbaruesi nuk po mundet me zbatuar atë kërkesë tonën”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat