Takimi i Vuçiqit me Putinin dhe Jinping, Koraç: Gozhda e fundit e rrugës evropiane të Serbisë

Aktuale

Takimi i Vuçiqit me Putinin dhe Jinping, Koraç: Gozhda e fundit e rrugës evropiane të Serbisë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 14:10
Zharko Koraç

Ka mundësi që takimi i sotëm i Aleksandër Vuçiqit me presidentin rus dhe kinez në Kinë, së bashku me marrëveshjet e nënshkruara në Pekin, të jetë gozhda e fundit në arkivolin e rrugës evropiane të Serbisë, thotë ish-politikani serb Zharko Koraç.

Kujtojmë se gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kinë dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë, Vuçiq tha “E pashë Putinin duke shpërthyer nga vetëbesimi”, shkruan danas.

“Sido që të jetë, asnjë kapitull i agjendës së anëtarësimit të Serbisë në BE nuk është hapur për dy vjet, aq më pak është mbyllur, qoftë edhe përkohësisht. Askush nuk e përmend më as anëtarësimin në BE. Përkundrazi, sanksionet ndaj Serbisë po përmenden gjithnjë e më shumë në Parlamentin Evropian për shkak të ngjarjeve të fundit në Kosovë. Ka mundësi që takimi i sotëm i Aleksandër Vuçiqit me presidentin rus dhe kinez në Kinë, së bashku me marrëveshjet e nënshkruara në Pekin, të jetë gozhda e fundit në arkivolin e rrugës evropiane të Serbisë”, tha ai.

Dhe kështu, shton ai, politika e kryetares së JUL Mira Markoviq triumfoi në fund, pas vdekjes së saj.

“Siç tha ajo, ‘dielli lind në lindje’ Perëndimi është dekadent dhe gjithsesi kundër Serbisë. Sot, të gjitha mediat nën kontrollin e autoriteteve e përsërisin këtë frazë të pakuptimtë në variante të ndryshme, domethënë nuk është kurrë më mirë për Serbinë ndërsa mbrohet nga Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurimit. Ashtu siç e mbrojtën Sllobodan Millosheviqin. Epo, ne e dimë se si shko”, kujtoi ai.

Sipas tij, teksa në Tiranë, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, të gjitha vendet e rajonit përgatiten për integrimin në BE, “presidenti serb në Pekin, ndër të tjera, merret edhe me disponimin e presidentit rus Putin”.

“Mësojmë se ‘po shpërthen nga vetëbesimi’. E shkëlqyeshme, sonte e gjithë Serbia do të prehet në paqe. Gjithçka është ashtu siç duhet. Dhe izolimi i mundshëm i Serbisë? Kujt i intereson kur Putini është mirë. Serbia po i ngjan gjithnjë e më shumë liderit të Domanoviqit”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat