Presidentja Osmani flet për deklaratën e Macronit – ja detajet

Aktuale

Presidentja Osmani flet për deklaratën e Macronit – ja detajet

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 14:38
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar për të gjitha çështjet në vend gjatë vizitës në Granada.

Këto komente ajo i bëri, kur u pyet nga eo, që të deklarohet rreth pohimit të presidentin francez për çështjen e vizave për kosovarët.

Madje e para e shtetit tha se beson në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave.

“I kam diskutuar të gjitha këto me presidentin Macroon gjatë takimit tonë në Granada dhe besoj që do të kemi mirëkuptim në tejkalimin e sfidave”.

Përderisa kur u pyet për vizitën muajin e ardhshëm në ShBA, Osmani tha se për këtë çështje do të deklarohet në një moment tjerë.

Ndoshta në një moment tjerë do të mund të deklarohemi më në detaje për këtë çështje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat