Tali i reagon ashpër Baton Haxhiut: Lene këtë argumentin “inat personal”, trego të vërtetën pse Rama i del krah Vuçiçit!

Aktuale

Tali i reagon ashpër Baton Haxhiut: Lene këtë argumentin “inat personal”, trego të vërtetën pse Rama i del krah Vuçiçit!

Nga: A.SH Më: 18 tetor 2023 Në ora: 14:53
Driton Tali

Analisti Driton Tali ka thënë se sjellja e Ramë ndaj Kosovës “nuk është inati”.

Sipas ti Rama nuk është Shqipëria e as Kurti nuk është Kosova.

Ai duke i reaguar Baton Haxhiut, i bënë thirrje që nëse nuk ka diçka më kreative të shpalosë, ta lë këtë argument koti, ose të tregojë të vërtetën pse Rama i del krah Vuçiçit.

Postimi i plotë:

Po i dëgjoj shumë veta duke e shpjeguar sjelljen e Ramës ndaj Kosovës si "punë inati, smire e urrejtje personale me Kurtin".

Së pari, as Rama nuk është Shqipëria e as Kurti nuk është Kosova!

Pastaj, as nuk janë konkurentë. Njëri në Tiranë tjetri në Prishtinë!

Nëse ekziston inati e xhelozia ekziston në mes Ramës - Berishës - Metës - Bashës ..., dhe urrejtja e smira në mes Kurtit - Krasniqit - Abdixhikut - Haradinajt..., për shkak të rivalitetit!

Po e shoh gjithashtu se disa "ramovitë" si arsyetim e marrin konkurimin e LV'ës në zgjedhjet e Shqipërisë!?

Por ai konkurim do të duhej Kurtin ta bënte anti Ramë e anti Shqipëri sepse pësoi humbje të thellë në ato zgjedhje, e jo Ramën anti Kosovë dhe pro Vuçiç!

Prandaj, Baton & Co, lene këtë biçim argumenti "inat personal" e mundonu me ardhë me diçka ma kreative, nëse veç nuk e keni dinjitetin me tregu të vërtetën pse Rama i del krah Vuçiçit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat