Goxhaj: Lufta s’ka mbaruar, s’ndjehem mirë që s’mund të vij në Kosovë

Aktuale

Goxhaj: Lufta s’ka mbaruar, s’ndjehem mirë që s’mund të vij në Kosovë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 18:59
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, ka folur pas lirimit nga Gjykata Speciale.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, ai ka thënë se lufta ende nuk ka mbaruar dhe se nuk ndjehet mirë që nuk mund të vijë në Kosovë.

“Është një luftë e vazhdueshme, pra nuk ka mbaruar lufta. Në rast se lufta do të kishte mbaruar, atëherë PO mund të themi lufta mbaroi dhe shokët tanë të luftës na e banë këtë dhe shkaku i tyre ne nuk vijmë në Kosovës. Ne jemi akoma në një luftë dhe kjo është luftë edhe më e madhe që kemi bërë më përpara”, ka thënë Goxhaj.

“Normalisht që ndjehesh keq që nuk mund të shkosh atje, por sërish e mendoj këtë aspektin e luftës dhe duke qenë kështu nuk është që liria e lëvizjes është aq e lirshme siç është në një kohë paqeje”, është shprehur ish-luftëtari i UÇK-së.

Goxhaj është akuzuar nga Gjykata Speciale për veprën penale “frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat