Hovenier: Ka zotime nga Kosova për të shtyrë përpara asociacionin – Flet edhe për sulmin në Banjskë

Aktuale

Hovenier: Ka zotime nga Kosova për të shtyrë përpara asociacionin – Flet edhe për sulmin në Banjskë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:29 Përditësuar në ora: 21:30 më 18.10.2023
Jeff Hovenier

Hovenier: Kemi pritje që Serbia të mos ndërmarrë veprime të cilat kërcënojnë Kosovën

Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, tha se SHPBA pret që Serbia që të mos ndërmarr veprime të cialt kërcënojnë fqinjët e saj, përfshirë edhe Kosovën.

Ai përmendi se angazhimi i SHBA-së për Kosovën është i padiskutueshëm dhe i qartë, por që kërkon nga qeveritë qeveritë kosovare janë për të themeluar një shoqëri multietnike, demokratike në të cilën jetojnë të gjithë qytetarët.

“Nuk e di nëse duhet të ndryshojmë mënyrat, por do të donim të shihnim rezultate më të mira nga mënyra e angazhimit tonë. Bashkimi Evropian dhe ndërmjetësuesit e BE-së po punojnë shumë dhe kanë mbështetjen amerikane. Mendoj se kjo është gjëja e duhur, dhe angazhimi i SHBA-së për Kosovën është i padiskutueshëm dhe i qartë, por gjithashtu pritjet tona për këtë qeveri dhe të gjitha qeveritë kosovare për të themeluar një shoqëri multietnike demokratike në të cilën jetojnë të gjithë qytetarët, jetët e tyre dhe kushtet për dinjitet dhe siguri vazhdojnë. Ne kemi gjithashtu pritje nga Serbia, të cilat janë që Serbia të mos ndërmarrë veprime të cilat kërcënojnë fqinjët e saj, përfshirë Kosovën, që të mos ndërmarrë veprime që destabilizojnë rajonin dhe kjo gjithashtu ishte pjesë e bisedës tonë”, tha Hovenier.

Pas takimit që pati me studentët e Kolegjit AAB, Hovenier bëri thirrje që Kosva dhe Serbia të punojnë drejt të plotë të marrëveshjes bazë që u arrit në shkurt dhe të aneksit të implementimit, që u arrit në mars.

“Mendoj se të gjithë jemi të shqetësuar për zhvillimet tani. Por mendoj se ata (studentët) mund të kenë besim, ashtu si ne, se komuniteti ndërkombëtar është shumë i fokusuar që të ndihmojë të avancojë këtu dhe në rajon, stabilitet më të madh, prosperitet më të madh, siguri më të madhe. Ky vazhdon të jetë synimi ynë. Kjo kërkon vullnet politik, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, që të punohet drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes bazë që u arrit në shkurt dhe të aneksit të implementimit, që u arrit në mars. Por kemi një rrugë para e cila funksionon. Vetëm duhet të ndodhë”, tha Hovenier.

Hovenier: Rinia e Kosovës është aseti më i madh i këtij shteti

Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, dje ka qëndruar në Kolegjin AAB, ku zhvilloi bisedë me studentët e këtij kolegji për diplomacinë, politikën e jashtme, ekonominë dhe arsimin.

I ftuar në emisionin context, ai tha se rinia e Kosovës është aseti më i madh i këtij shteti.

“Ishte mundësi për mua që të dëgjoj drejtpërdrejt nga të rinjtë e Kosovës. Më duket se e kam thënë disa herë se rinia e Kosovës është aseti më i madh i këtij shteti. Të rinjtë janë kaq të pasionuar, të aftë dhe të angazhuar, për një të ardhme të paqes dhe prosperitetit. Kjo më dha mundësinë të flas për prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara këtu, e ato janë që Kosova ta ketë vendin e vet në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, që të ketë një ekonomi që sjell prosperitet për qytetarët e saj dhe që të ketë qeverisje të mirë dhe sistem efikas të sundimit të ligjit, andaj folëm për këto gjëra. Ata bënë shumë pyetje, lidhur me atë se si mund të ndikojnë në mënyra pozitive, unë gjithmonë inspirohem kur dëgjoj këtë. Ishte bisedë e mrekullueshme”, tha Hovenier.

Ai përmendi se studentët duan ta shohin një të ardhme të mirë për ta.

“Ata duan të jetojnë në një vend me kushte të sigurisë, duan të kenë mundësi ekonomike, të kenë puna dhe të jetojnë jetët e tyre në paqe dhe siguri. Mendoj ashtu siç duam të gjithë ne. Ata tani janë të shqetësuar për disa zhvillime të caktuara”, tha Hovenier. 

Hovenier: Ka zotime nga Kosova për të shtyrë përpara asociacionin

Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, tha se ka zotime nga ana e Kosovës për të shtyrë përpara asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, 24 shtatori e bëri të qartë se sa urgjente është të arrihet implementimi i plotë i marrëveshjes së mes Kosovës dhe Serbisë TË arritur në shkurt dhe të aneksit të implementimit, që u arrit në mars.

“Unë mendoj se 24 shtatori nënvizoi dhe e bëri shumë të qartë se sa urgjente është që të lëvizet para me këtë punë të rëndësishme që të arrihet implementimi i plotë nga të dyja palët, për të gjitha zotimet në marrëveshjen bazë dhe aneksin e implementimit. Ka shumë angazhime të mira në këtë marrëveshje themelore. Ato përfshijnë gjëra si shmangja e përdorimit të forcës, zgjidhja e probleme përmes mënyra paqësore, respekt për kufijtë e njëri-tjetrit. Ka zotime edhe në anën e Kosovës, lidhur me shtyrjen përpara të asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një mjet për të adresuar shqetësimet e komunitetit etnik serb këtu. Ne po ashtu mendojmë se kjo është shumë e rëndësishme dhe urgjente”, tha Hovenier.

Për ditët e ardhshme, ai paralajmëroi një vizitë të rëndësishme në Kosovë, për të cilën thotë se është reflektim i seriozitetit me të cilin SHBA-të dhe partnerët tanë evropianë në BE e shohin situatën aktuale.

“Një vizitë shumë e rëndësishme do të bëhet, ashtu siç kemi diskutuar, dhe mendoj se është reflektim i seriozitetit me të cilin Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë evropianë në BE e shohin situatën aktuale. Ne duam të shohim progres të vërtetë. Jo në negocimin e zotimeve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por të shohim që marrëveshja e arritur në shkurt dhe implementimi i aneksit në mars, të zbatohen plotësisht nga të dyja palët. Mendoj se kjo vizitë e radhës do të jetë manifestim i rëndësisë që kjo të realizohet”, tha Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat