Peka shpërthen ndaj Haxhiut: Ti e paraqet Edi Ramën budalla vetëm për t’i arsyetuar qëndrimet e tij për Kosovën

Aktuale

Peka shpërthen ndaj Haxhiut: Ti e paraqet Edi Ramën budalla vetëm për t’i arsyetuar qëndrimet e tij për Kosovën

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:44
Haxhiu, Peka

Në Pressing, të mërkurën është diskutuar për rivalitetin në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Për këtë ka pasur debat në mes gazetarit Baton Haxhiut dhe gazetarit Çim Peka.

Fillimisht, Haxhiu foli për deklaratën e Ramës dhënë për Financial Time ku kishte thënë se “veriu i Kosovës është bërë toka e askujt”.

”Edi Rama e ka thënë të saktë se veriu është i paqeverisem dhe kjo është e vërtetë”, tha Haxhiu.

Por Peka ia tha se Haxhiu po flet “çfarë ka dëshirë të thoshte Rama e  jo çfarë ka thënë realisht”.

”Nuk e ka thënë i paqeverisem Baton, e ka thënë toka e askujt”, tha Peka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat