Bujar Osmani: Ka një konsensus ndërkombëtar për mosndryshim kufijsh në rajon

Aktuale

Bujar Osmani: Ka një konsensus ndërkombëtar për mosndryshim kufijsh në rajon

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 22:13
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se mendon që ka një konsensus ndërkombëtar se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Në emisionin Rubikon, ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur.

“Mendoj që ka një konsensus ndërkombëtar se nuk ka ndryshim të kufijve në rajon. Atëherë duhet të trajtohen aktorët e tillë dhe të vazhdohet aty ky mbetëm, prandaj kjo që ndodhi i dha një dimension tjetër që ne na shqetësoi”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, edhe ajo që ka thënë kryeministri Albin Kurti rreth mundësisë për destabilizim potencial, ekziston.

“Nuk mendoj që është puna e imja të bëj konstatime, hetime për atë se kush ka qenë i përfshirë, prandaj edhe qasja ime ishte që Serbia në mënyrë proaktive të dëshmojë që nuk ka qenë drejtpërdrejtë e përfshirë sepse po të ketë dëshmi se ka qenë; atëherë vërtetë na rikthen te ky debat se a kemi qasje tjera për zgjidhje të çështjeve etnike të cilat duhet të adresohen”, është shprehur kryesuesi i OSBE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat