Profesor Bytyçi: Edi Rama e ka bashkuar kufirin e vet me atë të Aleksandër Vuçiç, nuk njeh limite, ngjan me këtë diktator!

Aktuale

Profesor Bytyçi: Edi Rama e ka bashkuar kufirin e vet me atë të Aleksandër Vuçiç, nuk njeh limite, ngjan me këtë diktator!

Nga: A.SH Më: 19 tetor 2023 Në ora: 10:13
Edi Rama

Profesori Enver Bytyçi e ka cilësuar Edi Ramën si një njeri që nuk njeh limite, e që në të vërtetë në veprimtarinë njerëzore ka limite.

Sipas tij, Rama ka shkelur limitet e tij në raport me Kosovën e poashtu edhe me opozitën shqiptare.

Profesori thotë se “është bërë njësh jo me Zotin e me Kosovën, jo me shqiptarët e më Shqipërinë, por me Aleksandër Vuçiç dhe me Serbinë!”

Shkrimi i plotë:

Limitet

Në veprimtarinë njerëzore ka limite. Prandaj shpesh thuhet se liria ime mbaron aty ku fillon liria e dikujt tjeter. Por ka njerëz që nuk i njohin limitet e as kufijtë e tyre. Rasti më flagrant është ai i kryeministrit të Shqipërisë. Edi Rama nuk njeh limite. Nuk njeh kufij as në servilizmin e tij ndaj të fiqushme as në mizorinë e vet verbale e prektike ndaj atyre që beson se i ka nën këmbët e tij. Të mos njohësh limite është si të jetosh në një xhungël, ku kafshët më të fuqishme jo vetëm bëjnë ligjin, por edhe rolin e Perendisë për ekzistencën fizike të kafshëve të tjera!

Kryeministri i Shqipërisë është shndërruar në një lloj kafshe të tillë. Ai ka shkel me këmbë të gjitha limitet e sjelljes së tij, sidomos me Kosovën dhe me opozitën shqiptare! Ka shkelur brezin e butë të kufirit izolues të diktaturës dhe ka shkelur brezin e fortë të kufijve në marrëdhëniet midis subjekteve shtetërore e politike shqiptare! Duke shkelur kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama e ka bashkuar kufirin e vet me atë të Aleksandër Vuçiç. Eshtë bërë njësh jo me Zotin e me Kosovën, jo me shqiptarët e më Shqipërinë, por me Aleksandër Vuçiç dhe me Serbinë!

Nëse do të doja të jepja shembuj, ato secili i gjen në deklaratat, qëndrimet dhe veprimet e vetë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në këtë pikëpamje ai i ngjan diktatorit Hoxha, i cili në veprat e veta mburret me krimet e tij kundër shqiptarëve që i konsideronte kundërshtarë dhe armiq të tij. Njëjtë, edhe Edi Rama mburret e gjen kënaqësinë e tij kur shpreh hapur qëndrimet e tij armiqësore ndaj Kosovës dhe opozitës në Shqipëri! Ndaj nuk ka nevojë për asnjë provë, me të cilën duhet të argumentojmë se kryeministri shqiptar nuk njeh limite!

Historia njerëzore në raste të tilla na mëson se dikush duhet t’ia tregojë kufijtë atyre ose atij që i shkel ato!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat