Hovenier takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

Aktuale

Hovenier takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 10:15
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar dje komandantin e ri të KFOR’it, Ozkan Ulutas.

Në një postim në platformën “X”, Hovenier ka thënë se me Ulutas kanë përsëritur angazhimin për misionin e NATO’s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe mjedis të sigurt në Kosovë.

“I nderuar që takova Özkan Ulutaş në kampin “Film City” dje. Përsëritëm angazhimin tonë të vendosur për misionin e NATO’s për të për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë.

Vlerësova përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat