Pas zhvillimeve në Banjkë, a po ‘ri-formatohet’ Lista serbe?

Aktuale

Pas zhvillimeve në Banjkë, a po ‘ri-formatohet’ Lista serbe?

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 11:19
Lista Serbe

Më 24 tetor, Lista Serbe pritet të mbaj Kuvendin e partisë ku pritet të zgjidhen kryetari dhe kryesia e re, si mënyrë kjo e tyre për t’u “distancuar” nga zhvillimet e fundit dhe sulmi terrorist në Banjskë, ku ka marr pjesë edhe nënkryetari i kësaj partie Milan Radoiçiq.

Ky i fundit dha dorëheqje nga pozita disa ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Siç thuhet, siç merr vesh pritet të ketë ndryshime kadrovike dhe largim të disa figurave kyçe që kanë pasur rol udhëheqës në parti.

“Kryetari i ri pritet të zgjidhet dikush që është jashtë politikës për momentin”.

Ndryshe, më 24 shtator Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh në Banjskë. Në këtë grup terroristësh ishte edhe Milan Radoiçiq, që ishte edhe nënkryetar i Listës serbe.

Si Radoiçiq, ashtu edhe kjo parti është e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe për çdo vendim paraprakisht janë konsultuar me Vuçiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat