Lushtaku i bën thirrje pushtetit për “reflektim”

Aktuale

Lushtaku i bën thirrje pushtetit për “reflektim”

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 13:28
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, që nuk po merr pjesë në seancën e thirrur nga opozita ku po diskutohet për Policinë e Kosovës dhe rezolutën e propozuar, shkruan Reporteri.net.

“Sot do të duhej të ishin edhe deputetët e shumicës, edhe Qeveria e Kosovës, për këtë debat. Ne si opozitë kemi tejkaluar veten për të mirën e shtetit tonë, për sigurinë e vendit. Çdo herë kemi treguar unitet, kemi tejkaluar veten për të mirën e vendit, gjë që nuk po tregon shumica në Kuvend”, u shpreh Lushtaku.

Lushtaku ka thënë se pozita do të duhej të ishte e pranishme patjetër sot në Kuvend.

“Nuk e kemi debatin për korrupsionin, nuk e kemi debatin as për hajnitë e rezervave shtetërore, as për shumë keqpërdorime, por kemi debat për policinë dhe shumica po abstenon”, tha ai.

“Misioni i Policisë është mbrojtja e vendit, ndërsa e Qeverisë duhet edhe mbrojtja por edhe interesimi për ta”, tha tutje Lushtaku, derisa ka bërë thirrje për reflektim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat